Trippier injoron Kane dhe Griezmann, ja kë zgjedh si më të mirin me të cilin ka luajtur

5 Nëntor 2022
19:26
Denis Hakanaj
back button

Kieran Trippier ka emëruar shokun e skuadrës më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë… dhe kjo mund të befasojë disa njerëz. 32-vjeçari ka luajtur me disa yje gjatë karrierës së tij.

Te Tottenham, ai ka luajtur së bashku me lojtarë si Harry Kane, Christian Eriksen dhe Son Heung-min. Më pas ai u transferua tek Atletico Madrid dhe fitoi titullin e La Liga-s në një skuadër që përfshinte Antoine Griezmann, Luis Suarez dhe Joao Felix.

Dhe tani ai është rikthyer në Angli me Newcastle, ku po luan me lojtarë si Bruno Guimaraes, Allan Saint-Maximin dhe Miguel Almiron po shfaqen në skuadër.

Por Trippier nuk e konsideron asnjërin prej tyre si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur. Në vend të këtyre, mbrojtësi i Anglisë ka deklaruar se ish-mesfushori belg Mousa Dembele është në krye të asaj liste.

Duke folur me tifozët në rrjetet sociale, ai tha: “Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë është Mousa Dembele kur isha te Tottenham. Ishte një magjistar absolut me topin. Unë nuk kam parë dikë si ai më parë, kështu që duhet ta them atë”.

Dembele, tani 35 vjeç, kaloi shtatë vjet te Tottenham mes 2012 dhe 2019. Trippier më pas iu bashkua klubit në 2015 dhe shijoi tre sezone e gjysmë së bashku me ish-mesfushorin e Fulham.

Dhe Trippier nuk është personi i parë që lavdëron Dembele për të qenë një talent i klasit botëror. Belgu, i cili u tërhoq nga futbolli në fillim të këtij viti, dikur u krahasua me Ronaldinho-n dhe Diego Maradona-n nga ish-trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino.

Duke folur në vitin 2017, Poch tha: “Ai ka filluar të punojë shumë, ne jemi shumë të lumtur me të. Unë gjithmonë i them, ‘Mousa, kur të shkruaj librin tim do të them se je një nga lojtarët gjenialë që kam pasur fatinta takoj’.

“Ata janë Maradona, Ronaldinho, Jay-Jay Okocha, Ivan de la Pena dhe Mousa Dembele. Ne i kemi thënë gjithmonë se nëse do ta kishim marrë në moshën 18 ose 19 vjeç, ai do të ishte bërë një nga lojtarët më të mirë në Botë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit