Triumf i dyfishtë i Shqipërisë në Ligën “Gjergj Kastrioti”, fitojnë Erzeni e Skënderbeu

2 Mars 2023
8:17
Telesport
back button

Erzeni për meshkuj dhe Skënderbeu për femra janë dy skuadrat fituese të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll. Turneu i rrjetës që bashkon ekipet më të mira nga Shqipëria e Kosova uli siparin me dy ndeshjet finale të luajtura në Prishtinë, ku fituan dy skuadrat e Superligës shqiptare.

Finalja e femrave mes Skënderbeut dhe kosovareve të Skënderaj ishte mjaft e fortë dhe spektakolare. Korçaret fituan 3-2, në një ndeshje të hapur deri në fund (25-22, 24-26, 25-21, 21-25, 9-15). Edhe pse kosovaret kaluan dy herë në avantazh me sete nuk fituan dot.

Skënderbeu arriti të bëjë tijin trofeun në setin finale, ku luajti më mirë dhe e meritoi trofeun. Volejbollistja më e mirë e finales (MVP) u shpall lojtarja amerikane Desiree Williams, që ishte edhe shënuesja më e mirë e takimit.

Më i lehtë triumfio i Erzenit në finalen e meshkujve. Shiajkasit fituan 3-0 në finale ndaj Partizanit (25-18, 25-23, 25-21), një derbi shqiptar mjaft interesant por që u luajt në Kosovë. Gjithsesi, fansat ishin të shumtë dhe shijuan këtë finale. MVP i ndeshjes u shpoall volejbollisti Armend Kula.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit