“Triumfi në Europa League na shpëton të gjithëve”

6 Mars 2019
17:25
Telesport
back button

Pas dështimit në Premier League dhe humbjes në finalen e FA Cup, shpresa e vetme që Chelsea të korrë një trofe këtë sezon është Europa League. Ndaj trajneri Maurizio Sarri hedh sytë nga turneu kontinental, si barkën e vetme të shpëtimit që ai ka. “Ka qenë një periudhë e vështirë, por gjithnjë ka një rrugëdalja. Për ne, rrugëdalja është Europa League. Nuk kemi asnjë problem dhe ky është një fakt i rëndësishëm në këtë moment të sezonit”, tha Sarri.

Disa lojtarë janë të lodhur, pasi kemi luajtur shumë këtë periudhë, ndaj mund të ketë disa ndryshime në formacion. Europa League është e rëndësishme për ne, një objektiv që në këto moment na shpëton të gjithëve. Natyrisht që nuk heqim dorë nga kampionati, ku synojmë një vend në Champions sezonin tjetër”, u shpreh më tej trajneri italian.

“Blutë” e Londrës do të përballen ditën e enjte ndaj ekipit ukrainas të Dinamo Kiev. “Një ekip me shumë lojtarë të rinj, me disa anësorë të shpejtë që vënë në vështirësi mbrojtjet rivale. Për të kaluar turin duhen dy ndeshje të shkëlqyera. Edhe ne kemi mjaft lojtarë të rinj që mund të luajnë dhe të tregojnë vlerat e tyre. Unë besoj shumë tek ata”, tha Sarri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit