Trofeu Azisë: Man. City në finale me ekip “fëmijësh”, golat i bën Sterling (VIDEO)

17 Korrik 2019
17:01
back button

Manchester City ka fituar 4-1 përballjen me West Ham në gjysmëfinale të trofeut të Azisë, duke siguruar finalen përballë Wolves, që fitoi më herët ndaj Newcastle 4-0.

Pep Guardiola e nisi ndeshjen me pjesën më të madhe të lojtarëve të rinj dhe ata që kanë luajtur më pak sezonin e kaluar.

West Ham shënoi në minutën 26’ me anë të Noble, por City përmbysi shifrat brenda tre minutave me David Silva (33’) dhe Nmecha (36’) me anë të një penalltie.

Në pjesën e dytë ishte momenti për të hedhur disa nga lojtarët e formacionit bazë dhe ishte Raheem Sterling që shënoi dy golat e radhës për “Qytetarët”, falë asisteve të Sane dhe De Bruyne.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit