Tronditet Barcelona, ylli do të mungojë për një kohë të gjatë

22 Qershor 2021
17:33
Denis Hakanaj
back button

Nuk kanë ardhur lajme të mira në lidhje me gjendjen e Ousmane Dembele.

Sulmuesi i Barcelona-s, i detyruar të largohet n ga grumbullimi i Francës pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes së barazuar kundër Hungarisë në Europian, do të duhet të operohet dhe të qëndrojë larg fushave për 4 muaj, sipas L’Equipe.

Nj vendim i marrë pas vizitës me mjekët e Barcelona-s së cilës Dembele i është nënshtruar në Ciutat Esportiva Joan Gamper ditën e sotme.

E përditshmja franceze ka shpjeguar edhe se problemi i Dembele është muskulor dhe jo një dëmtim në tendinat e gjurit siç është dukur në një moment të parë.

Gjithmonë sipas L’Equipe, lojtari do të operohet në Finlandë, siç ka ndodhur më shtatorin e 2017-ës dhe shkurtin e 2020-ës, edhe pse akoma nuk ka asgjë zyrtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit