Tronditet Juventusi, humbet nga dëmtimi edhe Koopmeiners. Ja sa javë pritet të mungojë

10 Tetor 2024
14:30
Alfred Lleshi
back button

Nuk ka asnjë lajm të mirë nga “infermieria” për Juventusin. Teun Koopmeiners mbërriti në “Jmedical” në kohën e drekës për t’iu nënshtruar testeve instrumentale, të cilat, siç u komunikua nga klubi bardhezi, “theksuan praninë e një frakture paksa të zhvendosur të brinjës së dytë të përparme të djathtë”. Holandezi pësoi dhimbje në fund të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Cagliarit. Koha e rikuperimit duhet të jetë 4-6 javë.

Një mungesë e madhe për Thiago Motta, i cili tashmë ka humbur Bremer për të gjithë sezonin, gjithashtu duhet të përballet me dëmtimin e Nico Gonzalez. Tani trajneri italo-brazilian do të duhet të ridizenjojë Juventusin e tij në ndeshjet e ardhshme, duke u detyruar të heqë dorë nga “flamuri” i merkatos së verës. Thuram dhe Douglas Luiz janë gati në stol dhe pavarësisht se kanë karakteristika të ndryshme, do të përpiqen të bëjnë që mungesa e holandezit të mos ndjehet.

Ja njoftimi për shtyp i Juventusit: “Teun Koopmeiners, pas vazhdimit të simptomave të dhimbshme, të nisura në fund të pjesës së parë të ndeshjes kundër Cagliarit, iu nënshtrua testeve diagnostikuese në ‘J|medical’, të cilat evidentuan praninë e një frakture paksa të zhvendosur të brinjës së dytë të përparme, në anën e djathtë. Lojtari do t’iu nënshtrohet terapive të duhura dhe rikuperimi do të vlerësohet në bazë të simptomave”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit