Një lajm i tmerrshëm ka tronditur botën e futbollit: Diego, djali i Serginhos, ish-futbollisti brazilian i njohur qe ka veshur nder te tjera edhe fanelen e Milanit, ka vdekur në moshën 20-vjeçare.
Ish-futbollisti brazilian ka luajtur në Itali me fanellën e Milanit dhe është dëshmuar gjithmonë se është një futbollist i shkëlqyer dhe shumë i besueshëm.
Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura. Shumë mesazhe ngushëllimi për ish-lojtarin e kuqezinjve kanë mbërritur tashmë në internet. Lajmi është bërë i ditur nga Sky Sport dhe sidomos nga portali zyrtar i Milanit.