TRONDITET LEIPZIG, ylli i ekipit kërkon largimin! Man. United dhe Liverpool në garë

29 Mars 2021
19:41
Telesport
back button

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leipzig është padyshim Marcel Sabitzer. Austriaku është pjesë e klubit që nga viti 2014 dhe mban edhe shiritin e kapitenit. Pas plot shtatë vitesh në Bundesligë, mesfushori duket se kërkon një aventurë të re.

Sipas asaj që raporton “Bild”, Sabitzer i ka kërkuar drejtuesve të klubit largimin dhe i ka bërë të qartë që nuk do ta rinovojë kontratën. Gjendur në një situatë të tillë, Leipzig nuk ka rrugë tjetër përveçse t’i plotësojë dëshirën austriakut, nëse nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero.

Kontrata e Sabitzer përfundon verën e vitit të ardhshëm dhe shitja gjatë kësaj vere është thuajse e sigurt tashmë. Për shërbimet e austriakut janë në garë Manchester United dhe Liverpool, me këta të fundit që janë më të avantazhuar, pasi Sabitzer e pëlqen shumë trajnerin Jurgen Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit