Tronditet Napoli, lëndimi i Osimhenit është më serioz se sa mendohej

9 Shtator 2022
11:52
Alfred Lleshi
back button

Ekzaminimet mjekësore pas ndeshjes me Liverpool-in për Victor Osimhen zbuluan një lezion të shkallës së dytë të kërdhokullës së djathtë. Ja njoftimi për shtyp i lëshuar nga Napoli, në faqen e tij zyrtare:

“Siç ishte planifikuar, Victor Osimhen iu nënshtrua testeve diagnostike mëngjesin e sotëm, të cilat zbuluan një dëmtim të shkallës së dytë në kofshën e tij të djathtë. Sulmuesi kishte nisur të kryente terapitë që dje”.

Napoli do ta vuajë shumë mungesën e sulmuesit kryesor, Osimhen. Sulmuesi i kombëtares nigeriane, i cili e nisi jo mirë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it (në të cilën gaboi nga pika e bardhë përballë Alisson), kishte dalë me dhimbje në fund të pjesës së parë. U pa qartë se dëmtimi nuk ishte i thjeshtë.

Rikthimi i Osimhen, jo në maksimumin e tij edhe para sfidës me skuadrën e Jurgen Klopp, sigurisht që do të bëhet pas pushimit në fund të shtatorit (kur luajnë kombëtaret). Momenti kur do ta shohim sërish në fushat e lojës do të lidhet pashmangshmërisht me evoluimin e kushteve të tij, të cilat do të duhet të rivlerësohen. Nuk ka Spezia dhe Milan në Serie A për të, me siguri, përveç udhëtimit evropian në Skoci, për t’u ndeshur me Rangers.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit