Tronditet sporti shqiptar, trajneri i njohur në vdekje klinike nga “Coronavirus”

23 Mars 2020
11:46
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka dhënë një lajm të hidhur për sportin tonë. Sipas tij, sot ka humbur jetën nga “Covid 19” ish-sportisti dhe ish-trajneri i kombëtares së boksit, S.K. Në fakt, ky njoftim është hequr pastaj nga faqja në Facebook e Bibës, ndërsa është “amortizuar” nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo e fundit ka nënvizuar se personi në fjalë ka hyrë në vdekje klinike dhe mjekët po bëjnë gjithçka: “Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit