Tronditet sulmuesi spanjoll, zjarri në dhomën e fëmijës mund të kishte përfunduar në tragjedi

14 Nëntor 2024
13:30
Alfred Lleshi
back button

Frikë brenda shtëpisë së Borja Mayoral. Ish-sulmuesi i Romës, që tani luan për Getafen, pa shtëpinë e tij të përfshirë nga flakët për shkak të zjarrit që shpërtheu në dhomën e djalit. Fatmirësisht në ato minuta askush nuk ishte i pranishëm brenda shtëpisë, por familja është e shokuar.

Pas zjarrit që përfshiu shtëpinë e tij, Borja Mayoral tregoi se çfarë ndodhi gjatë formatit “El Partidazo”: “Në katin e sipërm kemi dy dhoma, atë të fëmijës dhe tonën. Zjarri ra pikërisht në dhomën e vogëlushit tonë, praktikisht nuk kishte asnjë njeri në shtëpi. Dhoma e fëmijës ishte shkatërruar, edhe një pjesë e dhomës sonë”.

Më pas, duke iu referuar djalit dhe gruas së tij, Flavia Natalini, shtoi: “Mund të ishte një tragjedi shumë e madhe po të kishim fjetur atje…, jam ende në shok. Shkaku i zjarrit? Ende nuk e dimë”.

Ish-qendërsulmuesi i Romës më pas falënderoi fansat e tij në rrjetet sociale për mesazhet e shumta të dashurisë në një moment kaq delikat.

Image

Lajme të tjera

Lajmet e fundit