Tronditet ylli i Serisë A, kërcënohet dhe grabitet pas ndeshjes (Video)

1 Shtator 2024
10:40
Denis Hakanaj
back button

Aventurë shumë e keqe për David Neres dhe bashkëshorten e tij Kira Winona pas ndeshjes kundër Parma-s.

Furgoni me të cilin po udhëtonin për në Hotel Parker’s pas ndeshjes u vu në shënjestër nga dy kriminelë me motor jo shumë larg stadiumit Maradona: kriminelët u afruan, thyen xhamat dhe grabitën çiftin nën  kërcënimin e armës.

Një orë e çmuar luksoze me vlerë 100 mijë euro i është vjedhur Neres. Pas episodit fatkeq, të dy janë shoqëruar në hotel.

Menjëherë pas kësaj, bashkëshortja e Davidit ka publikuar një postim në Instagram duke u kërkuar falje fansave që kanë pritur më kot bashkëshortin e saj për një foto apo një autograf, duke shpjeguar se çfarë ka ndodhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit