Trukoi ndeshjet e saj, përjashtohet përgjithnjë tenistja bullgare

26 Nëntor 2020
16:25
Telesport
back button

Tenistja bullgare Aleksandrina Naydenova është përjashtuar përgjithnjë nga sporti, pasi është konsideruar fajtore në trukimin e ndeshjeve të saj.

Tennis Integrity Unit (TIU) e ka konsideruar tenisten 28-vjeçare bashkëpunëtore në manipulimin e rezultatit të disa ndeshjeve.

Renditja e saj më e mirë në sport ka qenë vendi 218, ndërkohë që pezullimi daton që nga dhjetorit i vitit të kaluar, kur u akuzua zyrtarisht dhe u pezullua përkohësisht, në pritje të vendimit.

Sipas TIU, tensitja Naydenova ka manipuluar të paktën 13 ndeshje të saj, mes viteve 2013-2019, një numër i konsideruar i lartë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit