Trupat e Kobe Bryant dhe vajzës mbërrijnë pranë familjes, përgatitet ceremonia e lamtumirës

5 Shkurt 2020
14:13
Telesport
back button

Departamenti mjeko-ligjor i shtetit të Kalifornisë ka bërë me dije se trupat e të gjitha viktimave të aksidentit ajror të 26 janarit u janë dorëzuar sot familjeve. Në këtë aksident me helikopter humbën jetën edhe ylli i NBA-së, Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna.

Për pasojë, edhe trupat e Kobe Bryant e vazjës së tij i janë dorëzuar familjarëve të basketbollistit. Gjithsesi, policia vijon ende hetimet në lidhje me këtë aksident, ku humbën jetën 9 persona.

Familjarët e Kobe Bryant dhe drejtuesit e Lakers po organizojnë ceremoninë mortore të lojtarit dhe vajzës së tij. Në këtë ceremoni lamtumire pritet të marrin pjesë miliona njerëz, që do të pushtojnë rrugët e Los Anxhelosit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit