Tuchel dhe biseda me yjet e Bayern: ja çfarë ka kërkuar për sfidën me Lazio-n

28 Shkurt 2024
17:05
Denis Hakanaj
back button

Moment i vështirë te Bayern Munich: skuadra është jashtë Kupës së Gjermanisë, larg vendit të parë në Bundesliga dhe ka një këmbë jashtë Champions League, pas humbjes 1-0 të Olimpico ndaj Lazios në ndeshjen e parë të 1/8-ave.

Tuchel, trajneri që do të largohet nga stoli në fund të sezonit, foli me yjet e Bayern Munichu përpara ndeshjes së kthimit, duke thënë: “Nuk ka më diskutime çdo javë në dhomën e zhveshjes, të gjithë e dinë këtë. Ne ende mund të arrijmë diçka, duhet të fitojmë”.

Edhe drejtuesi Jan-Christian Dreesen ka karikuar Kane dhe shokët e tij të skuadrës përpara raundit të dytë kundër formacionit të Sarri-t:

“Unë u thashë lojtarëve në mënyrë të prerë se interesat e tyre personale duhet të jenë të dytat pas atyre të klubit dhe ekipit. Gjëja më e rëndësishme është Bayern Munich. Lojtarët tani duhet të sjellin në fushë cilësinë që padyshim kanë dhe të nxjerrin nderin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit