Tuchel i merr të gjithë në Kinë, sqarohet edhe situata e Neymar!

23 Korrik 2019
16:29
back button

PSG ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për turneun veror që do të zhvillojnë në Kinë, nga data 23 qershor, deri më 4 gusht.

Grupi është i plotë, ashtu siç pritej me ta do të jenë të gjithë yjet e skuadrës, përfshirë Neymar e Mbappe, ndërsa Di Maria, Marqueinhos, Paredes, Silva dhe Choupo-Moting do të bashkohen me skuadrën më 31 qershor, për shkak të aktivizimit me kombëtaret e tyre.

Klubi sqaroi edhe situatën e tre lojtarëve të dëmtuar:

Neymar: Vuan nga një dëmtim në kockën e pestë të këmbës, ditët e fundit ka bërë ushtrime fizike dhe ka kompletuar rikuperimin e tij për të qenë gati për në Kinë. Ekzaminimet e kryera kanë treguar se braziliani është rikuperuar plotësisht dhe këmba e tij është në normalitet, gjithsesi programi i rikuperimit do të vijojë edhe në Kinë.

Thomas Munier: Ka rifilluar përgatitjen fizike dhe në 48 orë do të bashkohet me grupin.

Presnel Kimpembe: Vijon rikuperimin progresiv, do të udhëtojë në Kinë me grupin dhe për 3-4 javë do të jetë gati për në fushë.  

Lojtarët e grumbulluar nga PSG për në Kinë:

AOUCHICHE Adil 
AREOLA Alphonse 
BAKKER Mitchel 
BERNAT Juan 
BULKA Marcin 
CAVANI Edinson 
DAGBA Colin 
DIALLO Abdou 
DRAXLER Julian 
GUCLU Metehan 
HEMANS Isaac HERRERA 
Ander 
INNOCENT Garissone 
JESE 
KEHRER Thilo 
KIMPEMBE Presnel 
KURZAWA Layvin 
KOUASSI Tanguy 
MBAPPE Kylian 
MBE SOH Loïc 
MEUNIER Thomas 
NEYMAR JR 
NSOKI Stanley 
SARABIA Pablo 
TOUFIQUI Azzedine 
TRAPP Kevin 
VERRATTI Marco 
ZAGRE Arthur

Lajme të tjera

Lajmet e fundit