Tuchel i vë kushte Bayern për të qëndruar, kërkon në Munich yllin e Manchester United

17 Maj 2024
9:39
Telesport
back button

Trajneri Thomas Tuchel mund të qëndrojë te Bayern Munich edhe sezonin tjetër, aq sa ka nisur të komandojë merkaton e bavarezëve. Sipas “Daily Mirror”, Tuchel ka nisur të bëjë kërkesat e para.

Në krye të listës së trajnerit gjerman është mesfushori portugez Bruno Fernandes, që është përfolur se mund të lërë Manchester United. Për të janë interesuar disa ekipe arabe, por Bayern është gati të bëjë lëvizjen surprizë.

Duke parë pakënaqësitë që Fernandes ka me “djajtë e kuq”, bavarezët besojnë se mund ta bindin mesfushorin e talentuar të vijë të luajë në Gjermani. Kështu, ai do të ketë mundësi të luajë në një ekip të madh dhe në Champions League.

Bruno Fernandes ka një kontratë deri në vitin 2026 me Manchester United dhe ka një kosto që mund të shkojë në 70 milionë euro. Por Bayern është gati të ofrojë ndonjë lojtar te Manchester United për të zbutur efektin financiar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit