Tuchel largohet nga stadiumi duke çaluar, incidenti para ndeshjes Bayern-Lazio i shpjeguar nga trajneri

5 Mars 2024
23:59
Telesport
back button

Thomas Tuchel ka shpëtuar pankinën e tij duke qenë se në rast eliminimi mund të vinte shkarkimi që sonte – duke ditur që megjithatë në fund të sezonit është zyrtarizuar divorci me Bayern Munich. Trajneri ka qëndruar në stol për 90 minuta por jo sepse nuk donte të shtynte ekipin por sepse nuk mund të lëvizte dot. Motivi lidhet me një incident përpara ndeshjes.

Trajneri gjerman e shpjegoi pas ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Lazio-s, që vleu kualifikimin në çerekfinalen e kompeticionit: “Nuk mund të ecja dot, çaloja dhe nuk hiqja dot as këpucën nga këmba. Do të mjekohem nesër.

Përpara ndeshjes, mbajta një diskutim motivimi përpara ekipit dhe në nerva e sipër godita një kuti, duke dëmtuar gishtin e madh të këmbës. Nga aty nuk mund të ecja dot normalisht dhe qëndrova në stol 90 minuta. Skuadra nuk e kuptonte se pse sepse nuk i thashë asgjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit