Tuchel: Më pëlqen të punoj me të, por nuk vendos unë

26 Qershor 2020
20:30
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i PSG-së, Thomas Tichel, është kthyer të flasë në konferencë për shtyp me rastin e kthimit të skuadrës në stërvitje.

Trajneri i parisienëve ka folur edhe për të ardhmen e Julian Draxler:

“Unë jam i përqendruar plotësisht te fundi i këtij sezoni, që përfshin Champions League dhe finalet e Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës”, ka thënë gjermani.

“Draxler është një lojtar i rëndësishëm, i besueshëm, do të mbështetem tek ai për javët e ardhshme”.

“E ardhmja e tij nuk varet nga unë. Duhet të dëgjojmë lojtarin dhe të flasim me drejtues, mund të them vetëm se më pëlqen të punoj me të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit