Tuchel: Neymar është një djalë i mirë, por më e më e keqja nuk ka ardhur akoma

15 Tetor 2019
16:33
Denis Hakanaj
back button

Thomas Tuchel e ka kaluar verën duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e Neymar, i cili ka punuar për shumë javë për një kthim te Barcelona.

Tani, pak muaj më pas, trajneri gjerman i francezëve është kthyer të flasë për brazilianin në një intervistë të dhënë për të përditshmen “The Guardian”.

“Neymar ka një zemër të mirë, – ka shpjeguar ish-trajneri i Dortmund, – dhe ndonjëherë është e vështirë të kuptohet kjo cilësi e tij nëse nuk je pjesë e skuadrës”.

“Pasi u mbyll merkato, i kam thënë: ‘Mendon se pjesa më e vështirë ka kaluar? Nga tani e në vazhdim do të merresh vetëm e mua dhe unë do të stimuloj, shumë. Kështu që dije se më e keqja nuk ka ardhur akoma”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit