Tuchel paralajmëron Shqipërinë, zbulon taktikën që do të përdorë

14 Dhjetor 2024
15:54
Telesport
back button

Trajneri i ri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka thënë se taktikat e tij do t’i bëjnë lojtarët e Tre Luanëve të “shkëlqejnë” teksa gjermani përgatitet për të marrë drejtimin e ekipit më 1 janar.

Tuchel ishte i pranishëm në shortin e kualifikueseve për Kupën e Botës, me Anglinë që ra në grup me Shqipërinë, Letonin, Andorrën dhe Serbinë.

Objektivi i anglezëve do të jetë ta fitojnë grupin dhe të kualifikohen në Kupën e Botës 2026 pa shumë shqetësime dhe Tuchel ka dhënë një ide të taktikave që do të përdorë në drejtim të Tre Luanëve.

Trajneri gjerman tha për talkSPORT:

“Ideja është të luajmë një futboll sulmues që t’i bëjë lojtarët të shkëlqejnë. Do të kërkojmë të luajmë një futboll që entuziazmon grupin”.

Tuchel shpjegoi edhe ka ndërmend të kalojë shumë kohë në St George’s Park:

“Kjo është shtëpia jonë, baza jonë. Kështu që unë do jem këtu. Përndryshe, nuk mund të krijojmë atmosferën e duhur gjatë 18 ose 20 muajve që do ta kalojmë bashkë.

“Kështu që kjo do të jetë shtëpia ime e re. Dhe jam i lumtur që kemi një infrastrukturë të shkëlqyer dhe ne do ta përdorim”.

Anglia do ta nisë fazën kualifikuese për Kupën e Botës kundër Shqipërisë 21 marsin e ardhshëm në Wembley.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit