Tuchel: Real Madridin duhet ta mposhtni në dush, gabimet e arbitrave ishin të papranueshme

9 Maj 2024
8:39
Alfred Lleshi
back button

Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munich, nuk i kurseu fjalët e forta pas humbjes së guximshme 2-1 ndaj Real Madridit. Trajneri gjerman tha për “Sky Sport”: “Jemi të zhgënjyer dhe gjithashtu të zemëruar me vendimin përfundimtar të arbitrit, që i fryu bilbilit, por nuk ishte jashtë loje. Shumë e vështirë për t’u gëlltitur kjo, pas një ndeshjeje të madhe.

Real Madridin duhet ta mposhtësh në dush, nuk mjafton vetëm fusha. Megjithatë, këtë mbrëmje e pësuam golin e barazimit për shkak të një gabimi të lojtarit tonë më të mirë, portierit. Më pas pati një vendim katastrofik nga arbitri kundër nesh, i cili nuk mund të justifikohet.

Çfarë ju tha Marciniak pas ndeshjes?
Na kërkoi falje, duke pranuar se ishte gabim i tij, por nuk është vetëm i tij. Fillimisht anësori bëri gabim duke ngritur flamurin e tij pa qenë i sigurt se ishte jashtë loje. Dy gabime në të njëjtin veprim…, shumë ankth.

A jeni i lumtur me ekipin tuaj?
Shumë, nuk është kurrë e lehtë të luash këtu. Në ‘Bernabeu’ nuk duhet të jesh perfekt, por të jesh mjaftueshëm i mirë dhe ne ishim. Megjithatë, nuk jemi në finale. Ne dhamë gjithçka në fushë, e pranojmë këtë.

Si do ta përmblidhnit atë që ndodhi?
Kjo ndeshje dhemb. Do të duhet pak kohë për t’u rikuperuar zhgënjimi, por është një humbje, në të cilën kemi dhënë gjithçka. Kishte shumë lëndime, shumë ngërçe nga fusha dhe më pas Manu, i cili ishte i jashtëzakonshëm për të na shpëtuar gjatë gjithë mbrëmjes, por bëri një gabim që nuk do ta kishte bërë në 100 vite të tjera.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll, turmë dhe teksti që thotë "AGUE PEPSI BPSS mastercard"

Lajme të tjera

Lajmet e fundit