Tuchel rikthehet në stol! Gati për aventurën në klubin e madh anglez

4 Tetor 2024
18:32
Telesport
back button

Thomas Tuchel është trajneri i përzgjedhur nga drejtuesit e Manchester United për të marrë frenat e skuadrës. Djajtë e kuq po vuajnë për të marrë rezultate dhe Ten Hag është në ditët e tij të fundit në “Old Trafford”.

Nën drejtimin e holandezit, ekipi legjendar i Manchester nuk është ai i Fergusonit. Përkundrazi, duket se po shkon drejt rënies së plotë, pavarësisht merkatos me jo pak shpenzime në verë.

“Djajtë e kuq” aktualisht janë në vendin e 20-të në Europa League, kurse në kampionat në vend të 13-të me vetëm 7 pikë. Trajneri gjerman shihet si pasuesi më i mundshëm i Ten Hag.

Më parë, Tuchel ka punuar te Mainz, Borussia Dortmund, Chelsea, Paris dhe Bayern. CV e tij është spektakolare dhe rezultatet nuk i mungojnë. Ai është edhe fitues i Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit