Tuchel zgjedh 11 më të mirët e viteve ’90, por harron një Fenomen dhe jo vetëm

14 Qershor 2021
15:24
Denis Hakanaj
back button

Nuk është kurrë e lehtë të zgjedhësh ekipin e “më të mirëve”.

Thomas Tuchel, trajneri kampion i Europës me Chelsea-n, ka provuar ta bëjë duke zgjedhur formacionin më të mirë të viteve ’90.

Gjermani, në një intervistë të dhënë për The Sun, ka zgjedhur një 4-4-2 klasike të mbushur me yje:

Schmeichel, Roberto Carlos, Desailly, Ronald Koeman, Javier Zanetti, Deschamps, Zidane, Seedorf; Figo, Raul e Rivaldo.

Një skuadër që do t’i frikësonte të gjithë, por në të cilën shumë kanë vënë re disa mungesa të rëndësishme.

Tuchel duket se ka harruar disa futbollistë që kanë bërë historinë e futbollit dhe jo vetëm në atë dekadë. Në fakt, mungojnë Fenomeni Ronaldo, por edhe Kahn, Maldini ose Cafu.

Do t’i mjaftojë t’i hedhë një sy Champions League së fituar kundër çdo parashikimi për të menduar se ndoshta ka të drejtë ai…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit