Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka folur pas fitores 5-0 ndaj Al Ain në debutimin e bardhezinjve në Kupën e Botës për Klube. Këto ishin fjalët e tij për “SportMediaset”: “Jam i kënaqur, ata shtynë në fillim dhe ne u përgjigjëm mirë. Rezultat i bukur dhe një injeksion i mirë besimi”.
Një nisje me vrull, pastaj ritëm më i ulët në pjesën e dytë…
E nisëm fort, pastaj në pjesën e dytë kërkova ta ulnim ritmin dhe ta menaxhonim ndeshjen. Kjo skuadër ka cilësi, ka lojtarë vërtet interesantë.
U pa një gjendje fizike shumë e mirë…
Ne luajmë gjithmonë kështu dhe duam të ecim përpara. Nuk ishte e lehtë të ndaleshim në pjesën e dytë, sepse ata luanin vetëm me topa të gjatë.
Ndeshja e Conceição?
Është mirë, si ai, ashtu edhe Randal. Jam i lumtur për Gattone, për Koop… Të gjithë duhet të marrin minuta në këmbë. Gatti është i rëndësishëm, jam i kënaqur me të, edhe për fizikun që ka, sidomos kur përballë ke një sulmues të fortë dhe duhet të ndihesh, por edhe në goditjet standarte.







