TURP I MADH DHE HISTORIK! Olimpiada Paris 2024 dhuron ndeshjen 4 orë e 7 minuta mes Argjentinës dhe Marokut për paaftësi gjyqikimi (VIDEO)

24 Korrik 2024
19:19
Telesport
back button

Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike ka nisur me një duel mes Argjentinës dhe Marokut që u mbyll rezultatin e ndryshuar nga 2-2 ne 1-2 me golin argjentinas në minutën e 106-të fillimisht te akorduar dhe pas 1 ore te anuluar.

Një episod i bujshëm, i cili nuk ishte parë më parë ndodhi sot. Në Lojërat Olimpike, Argjentina shënon një gol barazimi 2-2, duke shkaktuar zemërimin e tifozëve të Marokut.

VIDEO

Gjyqtari vendos të pezullojë ndeshjen pasi tifozët marokenë hodhën gota të panumërta ndaj Medinës, golashënuesit argjentinasit, dhe ndezën bomba tymi në tribuna, plus ata hodhën fishekzjarr i cili për mrekulli nuk lëndoi një futbollist argjentinas dhe pothuajse 30 persona pushtuan fushen.

Pothuajse dy orë më vonë, FIFA, Federata Franceze e Futbollit dhe IOC vendosën të rishikojnë rezultatin perfundimtar 2-2 (Amione ishte ne pozicion jashtë loje) dhe të luajë edhe tre minuta të tjera.

Një histori e turpshme, e cila përfundon me një humbje për kombëtaren argjentinase. Lojtarët janë rikthyer në fushë te habitur. Arbitri rishikoi veprimin në monitor goli u anulua. Dhe për këtë arste ndeshja vazhdoi edhe për tre minuta të tjera dhe u mbyll me fitoren e Marokut 1-2.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit