“Turp!”, “Nuk ekzsiton” dhe “Nuk mund të shihet”, mediat shpërthejnë kundër ekipit të Serisë A

16 Janar 2021
22:18
Denis Hakanaj
back button

Torino është nën akuzë.

Edhe mediat që ndjekin çdo ditë çështjet e skuadrës granata kanë sulmuar skuadrën e Marco Giampolo-s, gjithmonë e më shumë në krizë rezultatesh, veçanërisht pas barazimit kundër Spezia-s që ka ardhur pas një superioriteti numerik për pjesën më të madhe të ndeshjes.

“Torino nuk ekziston, nga klubi, te trajner, te skuadra”, ka shkruar TorinoGranata.

“Toro, çfarë turpi: 0-0 me Spezia-n më 11 lojtarë kundër dhjetë për 90 minuta”, artikulli në Toro.it, ndërsa Toronews ka folur për “granata që nuk mund të shihen, është një barazim për rënie nga kategoria”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit