Tyson Fury konfirmon revanshin: Do të përballemi sërish në ring në tetor

19 Maj 2024
1:52
Telesport
back button

Tyson Fury, pasi humbi duelin ndaj Oleksandr Usyk me vendim shumice, deklaroi se do të zhvillojë revanshin, ku do të kërkojë të rimarrë titujt. Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren boksierit ukrainas (115-112, 114-113), ndërsa njëri ia dha fitoren Fury (114-113).

Kemi një klauzolë në kontratë për revanshin dhe do ta konfirmoj atë. Do të përballemi sërish në tetor, ku do të fitoj”, tha Fury, që pësoi humjen e parë në karrierë (34 fitore e 1 barazim).

Unë besoj se e fitova këtë duel. Di që edhe Usyk fitoi disa raunde, por mendoja se fitova më shumë raunde se ai. Nuk bëra asnjë gabim, e fitova këtë duel dhe do të rikthehem”, tha Tyson Fury.

Tani do të shkojmë pranë familjeve dhe do të takohemi sërish në tetor. Nuk do të ulem këtu e të qaj duke kërkuar shfajësime”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit