Tyson Fury ka shkarkuar trajnerin ben Davison pas dy viteve së bashku. Pesha e rëndë britanike është pranë revanshit me kampionin amerikan të WBC Deontay Wilder, që do të zhvillohet më 22 shkurt.
Babai i Fury-t e ka kritikuar Davison në shtator pas fitores së boksierit ndaj Otto Wallin në Las Vegas, duke thënë se skuadra e trajnerëve duhet të shkarkohet.
Davison, 27, i cili ka qenë trajneri i Fury që prej vitit 2017, e ka ndihmuar boksierin të rikthehet në botën e boksit dhe ishte në këndin e tij gjatë ndeshjes me Wilder dhjetorin e 2018.