Tyson Fury ultimatum: Nuk do të pres përjetësisht Wilder për triologjinë

11 Gusht 2020
11:06
Telesport
back button

Frank Warren, promotori i boksierit britanik Tyson Fury, tha se ky i fundit nuk do të presë deri në shkurt të 2021-shit për të dueluar sërish ndaj Deontay Wilder, për të zhvilluar sfidën e tretë mes tyre.

Fury, 30 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, u shpall kampion bote në peshën e rëndë pas triumfit me KO teknik ndaj Wilder në shkurt të këtij viti. Ditët e fundit është hapur lajmi se boksierët po presin shkurtin e ardhshëm për të zhvilluar duelin e dytë, në mënyrë që kjo përballje të zhvillohet me tifozë.

Fola sot në mëngjes me Fury dhe më konfirmoi se nuk do të qëndrojë kaq gjatë pa dueluar. Fury do të duelojë sërish këtë vit, pasi nuk dëshiron të qëndrojë pushim. Tyson do që sfida me Wilder të zhvillohet këtë vit. Nëse ai nuk është gati do t’i gjejmë një rival tjetër”, tha Frank Warren.

Më tej, promotori i boksierit britanik tha: “Ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet kontraktuale, por nuk do të presim përjetësisht Wilder. Nuk do ta presim deri në shkurt. Të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit