Në një video të fundit në rrjetet sociale të kombëtares gjermane, Florian Wirtz-it iu kërkua të rendiste llojet e pjatave me patate. Sulmuesi i Bayer Leveruksen vendosi një patate të thjeshtë të pjekur si zgjedhjen e tij kryesore. Videoja u bë menjëherë “virale”, por sulmuesi duket se nuk e vlerëson këtë valë të qeshurash ndaj tij.
Duke folur për “Kicker”, gjermani tha: “Nuk më duket qesharake. Unë dhe njerëzit që më njohin nuk e kuptojmë pse u bë ‘virale’ ajo video. Mendoj se njerëzit më tallën paksa kur e thashë, por nuk është aq keq. I qëndroj zgjedhjes sime, më pëlqejnë ende patatet, por në një moment si ky, gjëja nuk është më aq qesharake”.
Vlen gjithashtu të kujtohet ajo që Wirtz tregoi në fushë sezonin e kaluar. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë në Bundesligë, paraqitjet e tij ndihmuan Bayer Leverkusen të mposhtte Bayern Munich dhe të fitonte Bundesligën. Ai gjithashtu shkëlqeu për Gjermaninë e Julian Nagelsmann në Kampionatin Evropian, pavarësisht eliminimit të tyre në çerekfinale të turneut.
@marla.jahel dieser typ 😂🥔 #flowirtz #em #wirtz #fußballer #fußball #europameisterschaft #em2024 #kartoffel #normalekartoffelaufdie1 #aldi #aldinord #fyp #meme #football #euros2024 @ALDI Nord