Arsenal pësoi një humbje të papritur 0-2 në fushën e Bournemouth, që ka ndërlikuar jo pak objektivat e skuadrës londineze. Për mesfushorin Declan Rice, problem më i madh është fakti se skuadra për të tretën herë këtë sezon e mbyll ndeshjen me 10 lojtarë.
“Unë jam krenar për skuadrën, pavarësisht se si shkuan gjërat. Ishim me 10 lojtarë dhe reagimi nuk ishte ai që pritej. Kjo është hera e tretë në tetë ndeshje që ne luajmë me një lojtar më pak. Kjo nuk duhet të ndodhë, pasi kështu i largohemi objektivave tona”, tha Rice.
“Reagimi që treguam dhe besimi janë pozitiv. Ndaj, ne do të vazhdojmë të luftojmë sepse kjo është gjëja më e rëndësishme. Është zhgënjyese sepse donim të mbetnim të pamposhtur, donim të fitonim ndeshjen, por ky është futbolli me të papriturat e tij”, u shpreh mesfushori anglez.
Në fund, Rice shtoi: “Nuk ka kurrë sezon të përkryer, ka ulje dhe ngritje, por duhet të qëndrojmë së bashku. Sezoni është ende i gjatë, janë edhe gjashtë apo shtatë ndeshje të tjera këtë muaj, kështu që ka shumë gjëra pozitive për të pare dhe për të bërë”.