Manchester United ka konfirmuar se rikthimi në fushë i Leny Yoro nuk është i afërt. Mbrojtësi 18-vjeçar francez iu rikthye me ritme të ulta stërvitjes pas një dëmtimi që pësoi në fazën përgatitore, që e detyroi të operohej në këmbë.
Lojtari i ardhur nga Lillë këtë verë për gati 60 milionë euro ende nuk nuk ka bërë debutimin e tij në ndeshjet zyrtare për skuadrën e Erik ten Hag. Mjekët thanë pas operacionit që di të qëndorjë 3 muaj pushim, por ende nuk po duket dritë në fund të tunelit.
Në një përditësim të gjendjes së Yoro që klubi për sot për mediat, thuhet se lojtari ka kaluar në fazën tjetër të procesit të riaftësimit pas operacionit. Ai është rikthyer në qendrën stërvitore të Carrington.
“Leny u përball me ritmet e tij të para të punës në në palestër nën kujdein e stafit tonë mjekësor. Ka ende shumë punë për të bërë për qendërmbrojtësin dhe ai do të fillojë kalimin në stërvitje në grup kur të jetë gati”, thuhet në deklaratë.