U ble për 38 mln euro, por Napoli e ka “kalbur” në stol. Simeone kërkon ta ringjallë!

6 Prill 2020
11:45
back button

Napoli mori verën e shkuar në ekip Hirving Lozanon, i cili u konsiderua si një nga blerjet më të goditura të asaj merkatoje. Pavarësisht se për meksikanin u shpenzuan plot 38 milionë euro, ai nuk arriti të kishte impaktin e duhur.

Ancelotti besonte tek ai dhe e aktivizonte shpesh, por largimi i Don Carlos i dha një goditje të rëndë Lozanos, pasi Gattuso nuk e merrte aspak në konsideratë. Kështu, meksikani u shndërrua në një lojtar stoli dhe tashmë largimi është i vetmi opsion.

Në garë për të janë disa ekipe, ndërsa së fundmi është futur edhe Atletico Madrid. Diego Simeone kërkon ta ringjallë 24-vjeçarin, tek i cili beson shumë. Madrilenët do të nisin bisedimet për të bindur Napolin dhe sipas gjasave mund ta marrin Lozanon në “Wanda Metropolitano”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit