“U dashurova me Barçën e Guardiola ashtu si me gruan time, por unë nuk jam ai”

2 Gusht 2024
8:16
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka dhënë një intervistë për “The Athletic”, në të cilën ka folur edhe për Pep Guardiola. Italiani u shpreh se si trajneri katalanas ishte burim frymëzimi për të, duke qenë edhe ndihmës i tij.

Nëse filozofia e lojës së Mareesca është e frymëzuar nga ajo e Pep, trajneri italian hedh poshtë idenë se ai duhet të jetë një “klon” i tij: “Ajo që nuk më pëlqen është se njerëzit, mediat, tifozët ose klubi pret që ne të luajmë të njëjtin futboll që luan Manchester City”.

Kur mbërrita te Leicester dhe takova presidentin e drejtorin sportiv, ata më pyetën: Ne duam të ndryshojmë stilin dhe duam të luajmë në të njëjtën mënyrë që luan City. Dhe unë u thashë atyre: Ne nuk kemi të njëjtët lojtarë dhe nuk jam i njëjti trajner”, tha Maresca.

E njëjta gjë edhe kur erdha te Chelsea. Unë u thashë: Kjo është ideja, por ndoshta ne kemi nevojë për kohë sepse lojtarët gjithashtu duhet të kuptojnë se si duam të luajmë dhe është pak më ndryshe”, u shpreh trajner i “blues”.

Me pak fjalë, Maresca nuk dëshiron të kopjojë askënd: “Ideja e lojës është afër sepse u dashurova me atë ide, por kjo nuk do të thotë se është saktësisht e njëjta mënyrë. Më duhet të them se nëse jam këtu ku jam është fale Pep”.

Isha 28-29 vjeç, u përballa me Barcelonën dhe e kuptova se nuk ishte njësoj si të luaja kundër një ekipi tjetër. Unë isha ende duke luajtur dhe tashmë shikoja ndeshjet, analizoja ndeshjet, shikoja seancat stërvitore në YouTube. Menjëherë u dashurova me atë ekip. Është si kur sheh gruan ose fëmijët e tu. Kam rënë në dashuri“, tha Maresca

Lajme të tjera

Lajmet e fundit