U dorëhoq nga FIFA pesë vite më parë, Blatter rikthehet të akuzojë: Fajin e ka SHBA!

1 Qershor 2020
16:21
Telesport
back button

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, është rikthyer të flasë në lidhje me skandalin dhe akuzat që çuan largimin e tij dhe më pas përjashtimin nga bota e futbollit.

Për agjencinë zviceriane Keystone-ATS, ish-numri “1” i qeverisë botërore të futbollit, foli për dorëheqjen e prezantuar pesë vite më parë te Komiteti Ekzekutiv dhe daljen nga skena. “U tërhoqa për presionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Thanë se duhet të këputej një kokë! Unë hoqa dorë nga mandati im dhe, çuditërisht, FIFA nuk ishte më ajo organizatë mafioze për magjistruaturën amerikane…”.

Vendin e Blatter e mbulon prej asaj kohe deri në ditët e sotme Gianni Infantino, dikur presidenti i UEFA-s. Në fakt, edhe Michel Platini pati fatin e Blatter, edhe pse mes tyre pati kundërshti dhe akuza të shumta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit