U duk si “rrufe në qiell të hapur”, por… Klopp e paska pranuar ofertën e “Red Bull” që më 2022

11 Tetor 2024
14:17
Alfred Lleshi
back button

Njoftimi i emërimit të Jurgen Klopp në galaktikën e “Red Bull”, sigurisht që shkaktoi bujë. Ish-trajneri i Liverpool-it i është bashkuar gjigantit të pijeve energjike, me start zyrtar nga 1 janari 2025. Misioni i tij është që të kujdeset për projektin e futbollit të kompanisë.

Brenda grupit “Red Bull” ka skuadra të ndryshme europiane të futbollit, duke filluar nga Leipzig dhe Salzburg, për të kaluar nga amerikanët e New York dhe brazilianët e Bragantino. Objektivi tjetër i kompanisë së njohur austriakëve është skuadra franceze Paris FC, që luan në Ligue 2.

Duke u rikthyer te ish-trajneri i Liverpool-it dhe Borussia Dortmundit, media TZ zbulon një sfond të historisë. Sipas portalit gjerman, Klopp pranoi t’i bashkohej “Red Bull” në shtator 2022, pas një takimi me Dietrich Mateschitz, bashkëthemeluesin e grupit, i cili ndërroi jetë një muaj më vonë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit