U frymëzua nga Haaland, sulmuesi i Gjilanit sot realizoi 5 gola në Kosovë (PAMJET)

15 Mars 2023
20:41
Telesport
back button

Duket se eshte ka qene mesjava e golave me bresheri… Pas Haaland ne Champions dhe Orban ne Ligen e Konferences, respektivisht me 5 dhe 3 gola, duhet permendur edhe nje rast i jashtezakonshem ne Kosove…

Albert Dabiqaj ishte personazhi kryesor i pasdites se sotme ne Kupen e Kosoves, ne ndeshjen çerekfinale te Gjilanit përballë Trepçës ’89, teksa realizoi gjithë golat e takimit. Hat-trickun e kompletoi brenda pjesës së parë, teksa realizoi edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të lojës për ta vulosur kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Edhe Llapi e ka eliminuar Malishevën nga Kupa e Kosovës, duke kaluar kështu në gjysmëfinale përmes penalltive (6-5), pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2-2. Pas 11 minutash lojë, llapjanët kaluan në epërsi me anë të Trimor Selimit. Por, mysafirët nuk u dëshpëruan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Ilir Mustafës (25’).

Derisa po përfundonte pjesa e parë, malishevasit ia dolën të përmbysnin rezultatin, për 2-1 me golin e Ronald Sobowales (43’). Në 45 minutat e dytë, Llapi startoi më mirë, me çka edhe ia doli të shënonte golin e barazimit për 2-2 me anë të Kushtrim Shabanit re shënoi në minutën e 68-të.

Dy skuadrat nuk ia dolën të shënonin më gola, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesa, ndërsa në këtë pikë rrjetat mbetën të paprekura. Kjo bëri që ndeshja të shkonte në gjuajtjen e penalltive, ndërsa Llapi u tregua më i saktë duke realizuar gjashtë, për dallim nga Malisheva që realizoi pesë sosh. Llapi iu bashkua Prishtinës, Gjilanit dhe Vushtrrisë, që po ashtu kaluan në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit