U kthye pas një viti pushim, por u dëmtua sërish. Neymar dhe trajneri bëjnë progozën e parë

5 Nëntor 2024
12:56
Alfred Lleshi
back button

Pas më shumë se një viti mungesë për shkak të dëmtimit shumë të rëndë të pësuar në kombëtare, Neymar ka shkelur sërish në një fushë futbolli. E bëri këtë dy javë më parë, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë mes Al Hilal dhe Al Ain. Dje luajti ndeshjen e tij të dytë sezonale, por doli nga fusha në minutën e 86-të, pas vetëm 30 minutash lojë, për shkak të një problemi në kofshë.

Grimasat e tij të dhimbjes dhe reagimi për t’u kthyer në pankinë kishin shkaktuar shqetësim, por ish-lojtari i PSG-së dhe Barcelonës i qetësoi të gjithë. “Ndjeva një ngërç, dhimbja ishte shumë e fortë, – tha ai në fund të ndeshjes. – Do të bëj disa analiza, shpresoj të mos jetë asgjë serioze. Është normale që të ndodhë pas një viti pauzë, tashmë më kishin paralajmëruar mjekët. Duhet të kem kujdes”.

Jorge Jesus, trajneri i Al Hilal, specifikoi: “Shërimi nga një dëmtim si ky nuk është i lehtë. Neymar luan në një pozicion që e bën shumë të ekspozuar ndaj kontaktit. Unë besoj se dëmtimi i tij është muskulor, jo gjuri. Neymar duhet të jetë jashtë fushave për të paktën dy javë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit