Vendimi për t’u larguar nga kombëtarja gjermane pas 15 vitesh dhe 124 ndeshjesh nuk duhet të bëjë të mendohet se Manuel Neuer është gati të largohet nga futbolli në fund të sezonit aktual. “Ti nuk merr një vendim brenda natës, por imi ishte një zgjedhje e vetëdijshme”, tha Neuer.
“Pas dëmtimit të rëndë që kisha pësuar, synimi im ishte të reagoja dhe të bëja gjithçka që ishte e mundur për t’u kthyer në fanellën e Gjermanisë. Në atë periudhë nuk ka pasur asnjë sekondë që të mos mendoja për fundin e historisë sime në kombëtare dhe pas eliminimit të hidhur në Europian mendova se ishte koha e duhur”, tha Manuel Neuer.
Megjithatë, portieri ende dëshiron të vazhdojë me Bayern Munich pavarësisht moshës 38-vjeçare: “Unë nuk e filloj sezonin me idenë për të thënë lamtumirë në fund të vitit. Nëse ende argëtohem, nëse kemi një sezon i suksesshëm me stafin e ri teknik dhe do të ketë një shtysë të re, atëherë patjetër do të ec përpara. Le të shohim se çfarë ndodh”.
Në fund, Neuer flet për marrëdhënien me Alexander Nubel, aktualisht i huazuar në Shtutgard, i cili është i lidhur me bavarezët deri në vitin 2029 dhe do të jetë zëvendësuesi i tij kur të tërhiqet.
“Nuk mendoj vazhdimin e karrierës sime ka të bëjë me të. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Alex dhe isha i lumtur që e pashë në ekipin kombëtar dhe stërvitesha me të”, u shpreh Neuer për pasardhësin e tij te Bayern.