“U ndjeva si idiot”, – Fabregas tregon bastin e humbur me Caballeron

15 Mars 2020
14:40
Eraldo Harlicaj
back button

Cesc Fabregas ka treguar një ndodhi shumë të bukur me shokun e tij të ekipit Willy Caballero. Mesfushori spanjoll ka treguar se në një nga seancat stërvitore të Chelseas vendosi bast me të se nuk do t’i priste penalltinë, por portieri argjentinas e ndaloi. 

“Shumë herë, për shumë vite pas stërvitjeve qëndroja pak më gjatë për të gjuajtur penallti. Gjithmonë vendosja baste me portierët për ta bërë lojën më interesante. 

“Kurrë nuk humbisja asnjë. Një ditë, në vitin 2018, ishte radha të dueloja me Willy Cabalerron dhe i thashë atij se nëse do të më priste penalltinë do t’i blija një Ranger Rover. 

“Ai i priti dhe unë e vendosa bastin para të gjithë ekipit dhe nga një djalë me shumë besim, por ndihesha si personi më idiot në botë. Të gjithë po qeshnin dhe talleshin me mua dhe unë duhet të paguaja bastin. 

“Shkova në një varrezë makinash dhe gjeta një Ranger Rover të shkatërruar. Kushtonte e gjitha 950 paundë. E mora dhe ditën tjetër u thashë të ma sillnin në stërvitje. Qeshëm të gjithë me shokët e ekipit”, – tha mesfushoi spanjoll.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit