“U nxituam shumë ndaj Gjeorgjisë, sfidën e radhës me këmbë në tokë për të shkuar në çerekfinale”

28 Qershor 2024
10:50
Telesport
back button

Portugalia e mbylli fazën e grupeve të Euro 2024 me një humbje, 0-2 ndaj Gjeorgjisë, në një ndeshje ku portugezët luajën pa shumë grintë edhe për faktin se e kishin siguruar vendin e parë dhe kualifikimin.

Mbrojtësi Diogo Dalot, që luan me Manchester United në Premier League, në prag të ndeshjes që “luzitanët” do të luajnë ndaj Sllovenisë në raundin tjetër, shpjegon: “Ndaj Gjeorgjisë ne u nxituam shumë nga dëshira për të shënuar”.

Golat e pësuar në fillimin e dy pjesëve e tronditën ekipin, veçanërisht ai në pjesën e dytë. Në përgjithësi nuk ia dolëm bëjmë atë që kemi vendosur të bëjmë dhe kjo është arsyeja pse ajo humbje ka një shije të hidhur”, tha më tej Diogo Dalot.

Tani e dimë se si duhet të luajmë ndaj Sllovenisë në raundin tjetër. Duhet të jemi shumë më të qetë në marrjen e vendimeve, të bëjmë më shumë pasime dhe të përpiqemi t’i lodhnim pak më shumë dhe më pas të marrim vendime më të mira”, tha Dalot.

Ato që nuk i bëmë ndaj Gjoergjisë do t’i aplikojmë në ndeshjen tjetër. sfidën e radhës do të jemi me këmbë në tokë. Duam të mësojmë nga kjo humbje dhe të shpengojmë veten në ndeshjen e radhës për të shkuar në çerekfinale”, tha Dalot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit