U përfol për transferim në Milano, Willian zbulon ekipin e preferuar

21 Mars 2019
20:13
back button

I përfolur si kandidat për tu transferuar në shumë klube gjigante të Europës, mes të cilëve edhe Milan e Inter, mesfushori ofensiv i Chelseas, Willian, deklaroi se nuk e mendon largimin nga Blutë e Londrës. 

I palëkundur është braziliani 31-vjeçar, ndonëse ky sezon deri tani ka qenë më shumë mes hijesh se drite për Chelsea-n.

“Nuk e di nëse këtu më dashurojnë, por natyrisht dua të qëndroj me Chelsea. Ky klub është shumë special për mua, këtu kam fituar titujt, kam mbështetjen e tifozëve dhe të personave me të cilët punoj në klub”, deklaroi Willian. 

“Jam i lumtur kur luaj mirë dhe është bukur për mua të shënoj gol. Mund të jap akoma më shumë”, u shpreh braziliani i Chelseas, Willian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit