U prezantua sot te Lazio, Muriqi lë Italinë sërish

15 Shtator 2020
22:36
Eraldo Harlicaj
back button

Vedat Muriqi u prezantua te Lazio duke zyrtarizuar kalimin në Serie A, por ai u largua sërish nga Italia. Shqiptari i Kosovës do të rikthehet në klub ditën e premte.

Ai do të marrë vizën dhe do të nisë aventurën me skuadrën laciale. Muriqi do të duelojë me Ciro Immobilen. Ai mori fanellën me numër 94 dhe bëri hapin e madh në karrierë.

Shtatlarti la ekipin e Fenerbahçes për skuadrën e Lazios. Drejtori Igli Tare ishte personi që këmbënguli për të marrë në Romë Muriqin, ndërsa Shkumbin Qormemeti mori pjesë në këtë transfertë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit