U rebelua ndaj Napolit, Ancelotti tenton ta marrë te Everton! Vjen oferta zyrtare

25 Maj 2020
12:25
Telesport
back button

Aventura e Allan te Napoli duket se është pranë fundit. Sipas asaj që ka shkruar ditën e sotme e përditshmja napoletane “Il Mattino”, braziliani është i vendosur t’I japë fund raportit me skuadrën e De Laurentiis.

Allan:" Vogliamo continuare la leggenda di Ancelotti re di coppe ...

Gjithçka ka lindur nga fërkimet që brenda 1 viti kanë prishur marrëdhëniet mes brazilianit dhe drejtuesve të klubit, teksa pikërisht ish-trajneri i tij që i doli disa herë në mbrojtje, Carlo Ancelotti, e do te Everton.

Sarò esonerato", Ancelotti lo comunica ad Allan mentre esce dal ...

Madje, ka bërë edhe një ofertë zyrtare që shkon 45 mln euro. Por, De Laurentiis ka refuzuar pasi për mesfushorin do të paktën 60-70 mln euro, shifër të cilën e refuzoi në janar të këtij viti nga PSG.

Megjithatë, situate e pandemisë dhe bllokimi i merkatos mund të çojë edhe në një ulje pretendimesh deri në 55 mln euro, pra rrugë e përbashkët, pasi vullneti i futbollistit është të largohet në verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit