U rendit i katërti, Leclerc: Ferrari më i mirë që kam pilotuar këtë vit

26 Tetor 2020
8:28
Telesport
back button

Piloti monogask Charles Leclerc u klasifikua në vendin e katërt në garën e zhvilluar në pistën portugeze të Portimao, rezultat që piloti i “kokëkuqes” e quan mjaft inkurajues për të ardhmen.

Ishte Ferrari më i mirë i këtij viti që kam pilotuar. Kjo është një gjë e mirë për mua dhe skuadrën. Garat e fundit kemi qenë mirë në kualifikuese dhe kemi vuajtur në garë. Këtë herë morëm përgjigje pozitive edhe nga gara”, tha Leclerc.

Doja vendin e tretë, por Verstappen ishte më i shpejtë. Gjithsesi, sinjalet që morëm nga kjo garë jna ëinkurajuese, pasi tregon s epo punojmë në mënyrën e drejtimin e duhur. T’i bëjmë hapat një e nga një”, tha Leclerc,

Lajme të tjera

Lajmet e fundit