U rendit i katërti në Olimpiadë, reagon shtangisti Briken Calja

29 Korrik 2021
10:01
Telesport
back button

Peshëngritësi Briken Calja, i renditur i katërti dje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në peshën 73kg, arriti rezultatin më të mirë të Shqipërisë në historinë e Olimpiadës. Ai humbi podiumin, medaljen e bronzit, për vetëm 1kg. Calja ngriti 341kg në dygarësh, një më pak se vendi i tretë.

Në një postim në rrjetet sociale, shtangisti kuqezi shprehet: “Dolëm kokëlartë dhe krenar në Olimpiada, duke arritur një rezultat historik për peshëngritjen shqiptare. Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë, është rrënjosur thellë në venat tona e shpërthen në momentet më vendimtare në jetë”.

Ky është sporti, ndonjëherë duhet 1 milimetër për të arritur objektivin, por jam krenar që gjatë karrierës time mbaj 3 rezultat më të mira në historinë e shtangës shqiptare: I gjashti në Londër, i pesti në Rio dhe i katërti në Tokio. Është koha të presim rezultatet antidoping dhe shohim renditjen përfundimtare”, tha Calja.

Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet tuaja. Jam krenar që arrij t’ju përfaqësoj denjësisht. Faleminderit familjes time, jeni burimi i forcës. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar e mbështetur karrierën time. Falënderim të gjithë shqiptare dhe ju them se suksesi më i madh është ai i radhës”, tha Calja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit