U rikthye pas 264 ditësh mungesë, tjetër dëmtim për mbrojtësin e United: Jam i shkatërruar psikologjikisht

4 Dhjetor 2024
8:33
Telesport
back button

Kur dukej se po shihte pak “dritë në fund të tunelit”, një tjetër dëmtim ka ndalur mbrojtësin anglez të Manchester United, Luke Shaw. Mbrojtësi i majtë anglez u rikthye në stërvitje me ekipin më 8 nëntor pas 264 ditësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor.

Por, 29-vjeçari, publikoi një mesazh përmes përmes rrjeteve sociale, duke informuar fansat e “djajve të kuq” se ka pësuar një tjetër dëmtim, që do ta mbajë sërish jashtë fushave për pak kohë. Gjithçka ndodhi pasi u kthye në fushë për debutimin e Ruben Amorim kundër Ipswich.

Më dhemb shumë që duhet ta shkruaj këtë mesazh sepse me të vërtetë mendova se i kisha kapërcyer vështirësitë e fundit dhe isha në rrugën e duhur për të ecur përpara. Por, fatkeqësisht, bëra një hap të vogël prapa. Kam kaluar shumë dhe kam pasur shumë ulje-ngritje, por kjo ishte padyshim periudha ime më e vështirë”, tha Shaw.

Më tej, ai vijoi: “Unë jam absolutisht i shkatërruar dhe të pranosh realitetin në këtë kohë është jashtëzakonisht e vështirë. E kuptoj se do të ketë njerëz që janë të frustruar, të zemëruar, të zhgënjyer dhe i kuptoj të gjitha këto. Askush nuk po e përjeton më keq se unë tani”.

Ajo që mund të premtoj është se do të bëj gjithçka që mundem për t’u rikthyer më i fortë dhe për ta ndihmuar këtë klub të arrijë objektivat e tij këtë sezon. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ndihma juaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga unë dhe e vlerësoj shumë”, u shpreh Luke Shaw.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit