Christopher Nkunku eshtë rritur dhe formuar në akademinë e Paris Saint-Germain. Mesfushori sulmues francez i kaloi vitet e para të karrierës së tij profesionale në akademinë e Les Parisiens dhe vazhdoi të shfaqej në ekipin e parë për kampionët e Ligue 1. 26-vjeçari bëri 78 paraqitje në ekipin e parë për PSG-në, duke shënuar 11 gola në këtë rrugetim, përpara se të largohej për te RB Leipzig në vitin 2019.
Në një intervistë për Téléfoot, francezi u pyet nëse do të ishte ndonjëherë i gatshëm të kthehej në kryeqytetin francez dhe të luante për ish-klubin e tij. Nkunku tani luan futbollin e tij në Londrën Perëndimore për Chelsean pasi nënshkroi për klubin e Premierligës për një tarifë prej 60 milionë eurosh nga klubi Red Bull në 2023.
Mesfushori sulmues i Chelseat ka luftuar per vendin që kur mbërriti në Stamford Bridge. I kufizuar në vetëm 14 paraqitje sezonin e kaluar për shkak të lëndimit, francezi nuk ka mundur të bëjë ndikimin e dëshiruar. Gjithsesi, i diplomuari i akademisë së PSG-së nuk është i fokusuar në asgjë, veç klubit të Premierligës.
I pyetur për një rikthim të mundshëm te Les Parisiens, mesfushori sulmues qeshi me pyetjen, duke u përgjigjur: “PSG mbetet një klub i madh, por nuk ka pasur asnjë qasje nga ana e tyre dhe as nga ana ime”.