U tall me shokun e ekipit në Twitter, ylli i Cityt pezullohet nga federata angleze!

13 Nëntor 2019
17:04
back button

Një shaka në “Twitter” i ka kushtuar shtrenjtë Bernardo Silvës. Portugezi, i cili para disa kohësh u tall në “Twitter” me shokun e tij të skuadrës, Benjamin Mendy, është pezulluar nga federata angleze me një ndeshje, si dhe është gjobitur me 50 mijë sterlina.

Postimi i bërë nga Bernardo Silva është konsideruar si racist dhe nuk është kaluar pa u vënë re nga federata në ishull. Tashmë, portugezi duhet të matet me shakatë që bën, qoftë edhe me shokët e ekipit, pasi mund ta pësojë keq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit